Shpallje

Soda e bukës, ose siç njihet ndryshe, bikarbonati i natriumit, është një produkt i zakonshëm që thuajse është pjesë e çdo kuzhine. Është shumëpërdorimëshe, pasi mund të përdoret edhe për ushqime të ndryshme, si dhe për pastrim. Soda e bukës ka shumë efekte pozitive terapeutike për shëndetin tonë. Vlen të përmendim edhe faktin që ajo parandalon rënien e flokëve dbe stimulon rritjen e tyre.

Soda e bukës sillet si një shampo natyrale, sepse mund t’i pastrojë flokët shumë lehtësisht. Por cilat janë arsyet se pse mund ta përdorim atë, në vend të shampove të zakonshme?

Ndihmon në rritjen e flokëve.

Nëse flokët tuaj janë të ngarkuar me toksina dhe substanca kimike, ato do të ndalojnë rritjen e flokëve tuaj. Bikarbonati i natriumit do të pastrojë flokët në mënyrë efikase, njësoj si çdo shampo tjetër dhe në këtë mënyrë, do të kontribuojë në rritjen e tyre.

Eliminon klorin.

Klori mund t’i dëmtojë flokët. Ai mund ta ndryshojë ngjyrën e tyre dhe t’i rrëzojë ata. Soda e bukës e ka aftësinë ta largojë klorin nga flokët tuaj, duke parandaluar rënien dhe çngjyrosjen e tyre.

Eliminon mbetjet e produkteve të ndryshme për flokët.

E dinit se mbetjet e xhelit, shkumërave, apo spray-eve të ndryshëm shtojnë yndyrën e flokëve tuaj? Por, bikarbonati i natriumit mund t’i pastrojë flokët në mënyrë natyrale. Është një përbërës i vlefshëm që përmirëson në mënyrë të dukshme cilësinë e flokëve tuaj, duke larguar mbetjet e produkteve të ndryshëm dhe duke i dhënë flokëve tuaj shkëlqimin e duhur.

Përgatitja e shampos me sodën e bukës.

Gjithçka që duhet të bësh, është të përziesh ujë dhe sodë buke në raport 3:1. Duhet të kesh parasysh se sa më të gjatë t’i kesh flokët, aq më shumë shampo do të të duhet. Thuhet se duhet të përziesh afërsisht 6 lugë të vogla ujë dhe dy lugë të vogla sodë buke për flokët e gjatë dhe për flokët e shkurtër, duhet reduktuar sasia. Me përzierjen e krijuar duhet të lyesh flokët nga rrënja e deri në majë dhe t’i fërkosh pak që përzierja të shpërndahet në të gjithë flokun. Pastaj për shpëlarje rekomandohet të përdoret uthull molle dhe ujë në raport 4:1. Duhet bërë kujdes që përzierja e mësipërme të mos ju bjerë në sy.

Në fund, keni për t’u habitur nga rezultatet: soda e bukës do të parandalojë rënien e flokëve tuaj, do të shtojë shkëlqimin, si dhe do të kontribuojë në rritjen e tyre. / Bota.al