Shpallje

Një biznesmen shqiptar në Itali i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur. Viktima quhet , Marvin Proshka,32-vjeç baba i dy fëmijëve të mitur. Arsyet që e shtynë drejt aktit ekstrem duket se janë borxhet e shumta dhe gjëndja e rënduar ekonomike e tij.

Mediat italiane njoftojnë se Marvin Proshka, pronar i firmës “Promek Service” në Conegliano ka vendosur t’i japë fund jetës në magazinën ku ai kishte provuar me guxim të realizonte ëndrrën e tij më të madhe.

31-vjeçari Proshka ishte një sipërmarrës me origjinë shqiptare që banonte në Treviso. Sipas Treviso Today.

Ai e kishte nisur jetesën e tij në Itali,duke filluar nga një fabrikë e vogël në Godega di Sant Urbano. Proshka kishte arritur të krijonte kompaninë e tij promes Service, një ëndërr që ishte bërë realitet dhe po rritej me kalimin e viteve. Së fundi e kishte transferuar në një magazinë në rrugën Maggiore Piovesana në Conegliano.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, vëllai i tij Mendu Proshka ka dhënë edhe lajmin e hidhur, duke shkruar se dhimbja nuk ka të përshkruar./blitz.al