Shpallje

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin sotëm në Seres të Greqis, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 shqiptare, burrë dhe grua, 35 dhe 25 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Xorterou – Koimisis.

Automjeti ka humbur kontrollin gjatë ecjes në rrugë ku për pasojë është përplasur me barrierat metalike.

Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Në makinën ku udhëtonin bashkëshortët ka qenë edhe vajza e tyre e mitur e cila ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Blitz.al/