Shpallje

Zgjerohet NISMA në Skenderaj!

Sot, dega e Nismës në Skenderaj themeloi dy nëndegë të fuqishme, në Obri të Ulët dhe Likofc.

Në themelimin e këtyre dy nëndegëve kanë marr pjesë: Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën Çerkin Dukolli, anëtari i Këshillit Kombëtar të Nismës Faton Thaqi, deputeti nga radhët e Nismës Milaim Zeka, si dhe Bashkim Musliu, Bahri Beqiri dhe Ilir Meha nga kryesia e Degës së Nismës në Skendraj.

Kryetar i nëndegës në Obri u zgjodh Bujar Smakiqi, ndërsa kryetar i nëndegës në Likofc u zgjodh Elmi Hamza.

Në emër të Nismës për Kosovën, Çerkin Dukolli falenderoi të gjithë anëtarët e rinjë në degën e Skenderajt, përkatësisht në dy nëndegët Obri e Ulët dhe Likofc, për rreshtimin e tyre në Nismën për Kosovën.