Shpallje

Para dy javësh reperi Noizy ka publikuar këngë e re ‘Bora’ e cila u kthye brenda ditës në hit.

Reperi nuk ka preferuar të presë gjatë për të publikuar një tjetër këngë.

Noizy ka njoftuar në rrjetet sociale se ka gati projektin e tij më të ri, por dikush e ka penguar që të publikohet. Behet fjale per Blerim Destani. Aktori dhe Noizy kanë arritur një marrëveshje rreth këngës së re, për të cilën Noizy nukk adhënë detaje.

“Kënga do të dalë vetëm kur të thotë Blerim Destani. Kështu e kemi bërë një marrëveshje. Dmth shkruani nëse e doni këngën online”, shkruan Noizy krahas videos së publikuar, ku shihet klipi i këngës që do të titullohet “Gjuha e kampionëve”.

Pas bashkëpunimit me reperin Ledri Vula, Noizy pritet të publikojë këngën e tretë për një kohë të shkurtër./gazetaobserver