Shpallje

Është përfolur kohët e fundit Tuna dhe Patrisi i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Por, dyshja ka zgjedhur të heshtë përballë shkrimeve të tilla të mediave rozë shqiptare.

Në fakt, çifti vazhdimisht po publikon fotografi të ndryshme të përbashkëta në rrjetet sociale.

Në këtë formë po tregojnë se vazhdojnë të jenë së bashku dhe se nuk ka krizë në lidhjen e tyre.

Madje, sipas mesazheve të lëna në fotografi, ata ndodhen për pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çifti së bashku me djalin e tyre, po shijojnë disa ditë relaksi si një familje e vërtet.

Ndryshe, Tuna pritet të sjell këngë të reja gjatë vitit 2018 ndërsa Roberti do të vazhdojë me koncertet si pjesëtar i Filarmonisë së Kosovës.