Shpallje

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Në flagrancë u prangos shtetasin Arben Demollaj, 35 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Patos.

Arrestimi i Demollajt u bë pasi gjatë natës ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pushkë 20 (njëzetëshe), në afërsi të një Bar-Restoranti në fshatin Verbas, Patos.

Në vendngjarje është bllokuar arma e zjarrit si dhe 5 (pesë) gëzhoja model 56./lapsi