Shpallje

11 princër të familjes mbretërore saudite do të përballen me proces gjyqësor për akuza se e kanë çrregulluar paqen dhe rendin publik.

Sipas Prokurorisë së përgjithshme të Arabisë Saudite, arrestimi i 11 princërve ndodhi për shkak të protestës kundër masave të kursimit në këtë vend, shkruan CNN.

Princërit ishin arrestuar pasi ishin mbledhur afër një pallati historik në kryeqytetin Riad.

Ata shprehën revoltë kundër vendimit të qeverisë që familja mbretërore tash e tutje duhet t’i paguajë faturat e rrymës dhe të ujit.

Të arrestuarit po mbahen në burgun, Al-Hayer, me siguri të lartë, në jug të Riadit./gazetaobserver