Shpallje

Një 26-vjeçar shiptar u vu në ndjekie nga shumë makina policie në Treviglio të Italisë pasi nuk i ndaloi një kontrolli të zakonshëm në rrugë.

26-vjeçari me banim në provincën e Bergamos përplasi disa herë edhe një mjet ushtaraktë karabinierëve. Makina e tij dhe e karabinierëve u dëmtuan rëndë. Dy karabinierë u plagosën.

Pas arrestimit, karabinierët njoftuan se shqiptari ishte pa patentë dhe kishte konsumuar sasi të mëdha alkoli. Dyshohet se kjo është arsyeja pse ai tentoi t’i largohej policisë. Kjo ndjekie u përshkrua si e çmendur nga karabinierët që u angazhuan për kapjen e tij. ©LAPSI.AL