Shpallje

Ndonëse nuk janë as këngëtare e as aktore, ato kanë vazhduar të jenë mjaft prezente në mediat rozë edhe gjatë vitit 2017.

Fjala është për gratë e këngëtareve por edhe për rejat e kengetareve të muzikës popullore.

Kështu edhe gjatë vitit që lamë pas “nuset” e estradës, kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut.

Magazina.al, ju sjell disa nga “nuset” më të përfolura:

Learta

Një nga më të përfolurat është reja e këngëtares Shyhrete Behlulit, Learta Jakupi e cila ka qenë mjaft prezente përmes rrjeteve sociale, duke tërhequr vëmendje po thuaj se për çdo postim që ka bërë.

Learta me fotografitë e publikuara shpesh bëhet lajm i mediave rozë, ndërsa është bërë nënë në mesin e vitit që lam pas.

Egzona

Hiq më keq për nga vëmendja e mediave, nuk qendron as Egzona, gruaja e Albatrit Muqiqit e reja e Nystret e Merita Muqiqit.

Në fillim, për javë të tëra u përfol martesa e tyre, pastaj shtatëzania e saj, e tani kur u bë nënë, vëmendje merr edhe vajza e tyre Amelia, e cila erdhi në jetë pak muaj pas martesës në muajin maj, shkruan Magazina.al

Arjana

Edhe gruaja e Ermal Fejzullahut, Arjana, ka qenë mjaft prezente në mediat rozë, bile aq shumë është folur për të sa që ka pasur raste kur mediat e kishin tepruar dhe kishte ngjall reagime të bashkëshortit të saj.

Por pavarësishtë kësaj, reja e Sabri Fejzullahut, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku çdo fotografi e saj bëhet lajm e përflitet në media, shrkuan Magazina.al

Albertina

Edhe pse jo aq e përfolur sa tri “koleget” e saj të lartpermendura, edhe reja e Afrim Muqiqit, Albertina ka qenë prezente në media.

Më shumë se për gjithçka, Albertina ëshë përfolur për pamjen e saj dhe jetën prej luksit që shpesh e shfaq përmes fotografive që publikon.

Gëzimja

Në fillim u përfol për lidhjen e saj me djalin e Remzie Osmanit, më pas për Gëzimen u tha se u nda nga Hamza, por për t’ia mbyllur gojën të gjithëve, djali i këngëtares Remzie Osmani, Hamza u fejua me Gëzimen, shkruan Magazina.al

Fejesa e tyre e cila ngjante si në përralla, bëri bujë në mediat rozë, ndërsa sot Gëzimja nuk është aq aktive sa “rejat” tjera të këngëtareve të lartpermendur, duke mbajtur jetën e saj private larg syrit të publikut./Magazina.al/