Shpallje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Cuoci, të cilin e uroi për detyrën e re në Kosovë.

Temë kryesore e këtij takimi ishte çështja e sigurisë në Komunën e Prishtinës, me ç’rast u fol për instancat aktuale përgjegjëse si dhe për të mirat që ia sjellë Komunës Policia Komunale në menaxhimin e situatave.

Kryetari Ahmeti dhe Komandanti Cuoci shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të ndërsjellë, sa herë që një gjë e tillë është e nevojshme.