Shpallje

Këngëtarja Adelina Tahiri tashmë i ka dhënë fund beqarisë, ajo është martuar, jo me shqiptar, por me një maqedon, i cili është avokat dhe disa vite më i vjetër se këngëtarja e njohur shqiptare.

Adelina po jeton e lumtur në krahët e të shoqit, me të cilin edhe është kurorëzuar. Ata ishin së bashku edhe në pushim, në muaj mjalti, ku kanë pasur një eksperiencë të mrekullueshme, shkruan Kosovarja.

Adelina në të kaluarën është përfolur shpesh për jetën e saj private, u tha se ishte në lidhje me Adrian Gaxhen e Lorik Canen.

A i ka lexuar bashkëshorti i saj lajmet për të e për të kaluarën e saj? Epo, e rëndësishme e sotshmja, e ardhmja…