Shpallje

Prezantuesja Luana Vjollca shquhet si një njëra ndër figurat televizive më joshëse të ekranit.

Ajo shfaqet gjithmonë e kuruar në detaje para publikut, ndërsa arrin të rrëmbejë vëmendjen me linjat e saj atraktive.

Fytyra e saj cilësohet si një ndër më të bukurat, dhe e tillë duket se është edhe kur nuk përdor fare grim.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në InstaStory, prezantuesja Vjollca iu ka shuar kureshtjen të gjithë atyre që duan të dinë se duket fytyra e saj pa makijazh.

Ajo ka pozuar tërësisht natyrale, duke treguar dukjen e saj në një mëngjes të zakonshëm kur sapo zgjohet nga gjumi.

Aktualisht, ajo është prezantuese e programit të përjavshëm “Shiko kush luan”, i cili sjell çdo javë para shikuesve lojëra interesante me të ftuar VIP.