Shpallje

Një person në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është parë duke pritur njërin nga doktorët e Klinikës Infektive në QKUK, për t’iu nënshtruar një kontrolli mjekësor.

Një lexues i Gazetës Express ka dërguar fotografi në të cilën, sipas tij, personi në fjalë, pacient, po e pret qe disa minuta ulur në dysheme doktorin.

E ky nuk është rasti i vetëm në QKUK kur pacientë por edhe familjarët e tyre detyrohen të presin në këmbë me orë të tëra për t’i vizituar të afërmit ose për të bërë kontrolle të mjekët.
Kjo ngase në shumicën prej klinikave nuk ka ulëse ose stola ku familjarët do të mundë ta prisnin pacientin të paktën rehatshëm për të hyrë në vizita.

Nëpër klinikat e QKUK-së mungon një nga gjërat më elementare për pacientët dhe familjarët e tyre. Gjendje e tillë është në klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.