Shpallje

Reperët Getinjo dhe Mozzik nuk janë më pjesë e labelit ‘On Records’.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë ata nëpërmjet një postimi në llogaritë e tyre në Instagram ku edhe e kanë njoftuar për largimin, shkruan lajmi.

Dyshja për fansat e tyre nuk kanë sqaruar se përse nuk janë më pjesë e këtij labeli por kanë njoftuar se shumë shpejt do të vijnë me projekte të reja.

Kujtojmë se në ‘OnRecords’ dyshja kanë arritur të krijojnë këngë hite të cilat pas shkëputjes së bashkëpunimit janë fshirë.

Nga ana tjetër, tashmë ish menaxheri i tyre Mehmet Elshani ka thënë se ata janë larguar pa kurfar arsye dhe do të përballen me gjyq.

”Persona qe nga 0 i kem ber te famshem dhe qe kemi investuar ne ta me qindra mija euro kan vendos ne menyr te njeanshme pa kurfar arsye te largohen nga on records , por ju garantoj se keta dy persona kan nje super kontrat te nenshkruar me ket kompani ,sa qe do ta kuptojn dhe do ta ndjejn moralisht qe kan ber nje shkelje te madhe te marrveshjes ton , dhe dhe do te perballen me gjyqin e percaktuar ne ket kontrat. Ju garantoj se do jet nje shembull per te gjith artist mbar shqiptar se ky rast do jet vetdisimi i respektimit te marrveshjeve me kompanit nuk jan kto pazare investo ti ne mua qindra mija euro dhe tash u bera i famshem tung klm jo jo , por do ta kuptojn qe marrveshja duhet respektuar ne perpikshmeri ku ne ket rats ne kemi te gjitha te drejtat mbi imazhin dhe zerin Artistik te tyre dhe te gjitha te drejtat tjera mbi karrieren e tyre”, ka thënë ai për lajmi.net.