Shpallje

Që në fëmijëri arritën të fitojnë famën kryesore me të cilën shquhen edhe sot,shkruan Gazeta Blic.

Bëhet fjalë për disa nga yjet, artistët kosovar këngët e të cilëve bën bujë në skenën muzikore, duke përcjellë akoma gjenerata të shumta.

Janë këta Pëllumb Hajdari, Ema Smajli, Adea Pula, Rina dhe Nita Krasniqi ku me anë të këngëve për fëmijë kanë lënë gjurmë të madhe në tregun muzikor, që vazhdojnë të përmenden akoma.

Në vitet 2000, ishin këngëtarët më të pëlqyer jo vetëm nga moshatarët e tyre, por pothuajse nga të gjithë.

Por, ku kanë mbetur sot këta yje sot dhe me çka merren, e mësoni në vazhdim.

Pëllumb Hajdari


Është padyshim artisti më i pëlqyer i të gjitha gjeneratave.Që nga paraqitja e tij e parë ka filluar të rrëmbejë zemrat e shumë nga publikut shqiptar me hitet e njëpasnjëshme që publikonte.‘Qingji i vogël’ dhe ‘Sherri i vogël’ janë këngët e tij më të pëlqyera prej kohësh me të cilat janë rritur një numër i madh i brezave të ndryshëm, e që po vazhdojnë akoma.Pëllumbi tani është 16 vjeçar i cili po vijon mësimet në shkollë të mesme, padyshim që nuk ka lënë anash as muzikën, ai tashmë është duke vijuar kursin e kitarës, se a do rikthehet përsëri në muzikë si i rritur mbetet të shihet..

Ema Smajli

 

Ema Smajli poashtu ka qenë pjesë e festivaleve për fëmijë, e cila ka publikuar këngë që vazhdojnë të dëgjohen dhe të pëlqehen akoma.Këngëtarja Smajli në fillim të viteve 2000 ishte njëra ndër zërat më të dëgjuar nga publiku i të njejtës gjeneratë, por që pas ndërprerjes nuk ka tentuar edhe njëherë të jetë pjesë e estradës si e rritur dhe vazhdon të jetë sa më larg syrit të publikut. Kënga e saj ‘riki kiki riki’ është mjaft e pëlqyer dhe që vlen të përmendet akoma.

Adea Pula

Që e vogël ka marrë vëmendjen me tiparet e veçanta dhe pamjen e mrekullueshme që ka. Fjala është për Adea Pulën e cila edhe tash shquhet për tipare dhe për fizikun e mrekullueshëm. Këngëtarja e hitit ‘Teenager jam’ dhe e shumë këngëve për fëmijë tani është bërë një seks bombë ku konsiderohet të jetë ndër femrat më tërheqëse shqiptare.Ajo ka premtuar se do kthehet në muzikë, e tash si e rritur për të tronditur skenën shqiptare me paraqitjen e zjarrtë të saj.

Rina dhe Nita Krasniqi

‘Daba daba’ do mbetet ndër këngët më të dëgjuara nga një brez i madh i gjeneratave. Janë këto vajzat e këngëtarit, Naim Krasniqi që kanë sjellë këtë hit të madh. Nita e Zana Krasniqi, që të vogla ishin tejet të bukura e që vazhdojnë të jenë të tilla edhe sot. Ndonëse gjërat kanë ndryshuar, Rina është studente në Akademinë e Arteve në Prishtinë në degën e aktrimit, ndërsa Nita është martuar me një afarist shqiptar.