Shpallje

Fatos Kryeziu është njëri nga aktorët më favorit nga serialet vendore, shkruan Gazeta Blic.

Ai tashmë për të gjithë ne është i njohur si ‘Kokaqja’ apo ‘Kryemadhi’ me rolet e tij tek seriali vendor ‘Kafeneja jonë te Oki’.

Përveç kësaj, Fatosi së fundmi ka filluar të merret edhe me muzikë duke realizuar disa këngë në bashkëpunime. Poashtu, ai është aktiv edhe në rrjetet sociale ku publikon imazhe të llojllojshme, duke mos munguar ato me familjen.

Ai ka disa vite që është i martuar dhe ka dy vajza. Më poshtë ju prezantojmë me familjen e kokaqes dhe gruan bukuroshe të tij.

 

Ndryshe, Fatosi këngën e fundit e ka realizuar para dy muajve, ‘Shkon e Vjen’ me orkestrën 2 korriku.