Shpallje

Shyhrete Behluli ka sot ditëlindjen. Ajo mbushi plot 56 vjeç, e që shumicën e tyre i kaloi në skenën shqiptare.

Këngëtarja më e komentuar e zhanrit popullor i mbulon ballinat e medieve rozë thuajse çdo ditë, përcjell ORAinfo.

Publiku e do këngën e saj prandaj edhe interesimi për jetën private është i aq i madh. Kureshtjen e publikut, Shyhretja dhe gjithë anëtarët e saj të familjes ia shuajnë përmes postimeve të shpeshta në rrjetet sociale.

E për festën që po mbizotëron në shtëpinë e familjes Salihu, po na njofton Engji. Një dekorim kaq i bukur dhe me shije i është bërë Shyhretës.

Po ajo që bie në sy është tortja e mbuluar me ngjyrë ari që duket se ende nuk ka parë vetë protagonistja e mbrëmjes. Shyhretja mori surprizën më të këndëshme nga familjarët e saj.