Shpallje

Mini Cooper ka ridizajnuar modelet me 3, 5 dyer si dhe verzionin kabriolet.

Pas 4 vitesh në treg me modelet aktuale, prodhuesi ka prezantuar modelet e reja. Modelet e reja janë të pajisura me drita të pasme që janë ndryshuar nga modelet aktuale. Në dispozicion është pako e eksterierit të veturës Piano Black, për dallim nga modeli aktual që është kombinim i kromit dhe ngjyrave të zeza.

Interieri është ridizajnuar me timon të ri, ndërsa është i pajisur me ekran 6.5 inç. Në tregun europian Mini do të jetë në dispozicion me motorr prej 75KF deri 192KF./GazetaOra.com