Shpallje

Këngëtarja Leonora Jakupi numëron mbi 20 vite karrierë muzikore.

Ajo e kishte filluar karrierën që në moshë të re, ndërsa “Sahara” është një prej këngëve të saj më të famshme, e cila është pëlqyer në masë të madhe aso kohe nga publike.


“Buzën time ke me marrë, kur të bie borë në Saharë, se për mua je o xhan, një pikë ujë në oqean”(sic.), citohet në vargjet e kësaj kënge.

E në një prononcim për Telegrafin, këngëtarja Leonora Jakupi ka treguar se retrospektiva e kësaj kënge ndërlidhet me borën e vërtetë që ra në Saharë para pak ditësh.

“Kënga ‘Sahara’ ka qenë pjesë e albumit tim të dytë. Është punuar nga Naim Krasniqi, dhe ka qenë interesante për kohën. Unë lexova në media që pak ditë më parë ra borë në Saharë, dhe normalisht që më rikthen pak nostalgjinë e kësaj kënge”, tha Leonora Jakupi .

E duke qenë se kënga flet për dashurinë, Leonora ka qëndruar gjithmonë hermetike sa i përket jetës private, ndonëse ka të reja në jetën emotive.

Teksti ngacmues duket se është bërë realitet për këngëtaren Jakupi. “Kur është realizuar kënga në atë kohë, ka qenë sigurisht vetëm tekst sipërfaqësor, por që me vite me shfletimin e literaturës kam mësuar që do të bjerë borë në Saharë, ashtu siç edhe ka ndodhur.