Shpallje

Me vite të tëra ata argëtuan fansat e tyre me humoret e skeçet e tyre.

Ndonëse, ka kohë që nuk janë shumë aktiv në skenë, megjithatë humoret e tyre ende përmenden nga fansat e tyre, transmeton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për humoristët e njohur Rasim Thaçi-Cima, të ndjerin humoristin Ibrahim Krajkova-Leci, këngëtarin e njohur Sabri Fejzullahu dhe këngëtaren Adelina Ismjali, këta të fundit kohë më parë kishin shfaqur talentin e tyre edhe në aktrim.

Cima si duket po ndjen nostalgji për kohën e vjetër. Këtë madje e ka shprehur përmes një fotografie që ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

“Nostalgji per kohen e vjeter..”, kishte shkruar Cima.

Mirëpo, ajo që bie në sy është se në këtë imazh të gjithë duken më të rinj.

Natyrisht nuk munguan as komentet nga fansat e tyre.

“Rrespekte per legjendat e humorit shqiptar cima,leci,qumili.”, “Legjetat e Humorit edhe Legjetat e Muzikes”, “@adelinaofficiel Diva ❤❤”Respekt per legjendat”, ishin disa nga komentet që i kanë lënë fansat.