Shpallje

Emisioni “Përrallë me Tupan”, para disa viteve ka qenë ndër më të shikuarit dhe më të pëlqyerit nga audienca shqiptare.

Kjo për faktin se ka mbledhë shumë humoristë dhe ka sjellë tejet befasi për publikun, duke qenë ndër shout e pakta.

E tashmë disa nga artistët kanë lënë humorin, disa janë përkushtuar familjes e disa të tjerë merren me profesione të ndryshme.

Faton Kqiku i njohur si Gulla, padyshim që me zërin karakteristik dhe humorin ka bërë shumë fansa për vete e madje ka lënë shumë hapësirë për të komentuar.

Por siç duket, humoristi nga Gjilani i është përkushtuar familjes, ai është i martuar, po vepron dhe punon aktualisht në qytetin e tij.