Shpallje

Lidhur me shkrimet në disa media dhe postimet e ndryshme në rrjete sociale lidhur me atë se produkti medicinal Paracetamol P 500, i prodhuesit “Apex” llogaritet si një produkt vdekjeprurës, gjithnjë sipas këtyre raportimeve,

Ministria e Shëndetësisë, pas informatave të siguruara nga Agjencioni Kosovar për Pajisje dhe Produkte Mjekësore,

njofton opinionin se produkti në fjalë nuk është i regjistruar në Republikën e Kosovës.

“Në të njëjtën kohë, inspektorët e Inspektoratit Farmaceutik janë duke kryer inspektime të rregullta në tregun farmaceutik kosovar, me qëllim të evitimit të qarkullimit eventual të çfarëdo produkti, i cili nuk ka autorizim marketing dhe të drejtë qarkullim në tregun kosovar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.