Shpallje

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit kanë ndodhur 14 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Sipas policisë, ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 982 gjoba kundërvajtëse, transmeton Indeksonline.

Rikujtojmë se nga 1 janari ka hyrë në fuqi ligji i ri për kundërvajtje në trafik ku parashihen gjoba më të larta.