Shpallje

Kosova edhe pak ditë mbush një dekadë nga shpallja e pavarësisë së saj. Në dhjetëvjetorin e shënimit të kësaj dite, më 17 shkurt, e pranishme do të jetë edhe ylli i Kosovës me famë botërore, Rita Ora.

Këngëtarja Rita Ora vjen në Kosovë me 17 shkurt. Kështu thonë burime të besueshme të Gazetës Express.

Këngëtaren me famë botërorë, në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë, do ta sjellë në Kosovë avioni i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Rita Ora vite më parë pati ardhur në Kosovë ekskluzivisht për të realizuar një videoklip, ku kishte shpalosur edhe simbole të shtetit më të ri.