Shpallje

Gjatë ditës së djeshme njësitet policore kanë arrestuar një person në fshatin Zhur të Prizrenit.
I dyshuari i gjinisë mashkullore është arrestuar dhe i është konfiskuar një pistoletë të cilën e kishte ekspozuar në rrjetet sociale.

I njëjti së bashku me një të dyshuar tjetër janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fshati Zhur, Prizren, më 10.01.2018 – NN. Nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar është konfiskuar një pistoletë, pasi që i njëjti armën e kishte ekspozuar nëpër rrjetet sociale. I njëjti së bashku me një të dyshuar tjetër janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.