Shpallje

Një punëtor i KEDS-it është rrahur në mesditën e sotme nga një banorë i Gllarevës së Klinës.

Mësohet se punëtori që punon si shkyqës në distriktin e Pejës, njësia në Klinë është rrahur nga konsumtatori në momentin kur ai kishte shkuar për të kryer detyrën e tij.

I njëjti pas rrahjes është dërguar në spiatalin e Pejës pasi ka lëndime në kokë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Sot është sulmuar një punëtorë i KEDSIT. Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa sulmuesin e ka arrestu policia dhe është rast me të cilin po merret policia e Kosovës dhe është sulmuar në kryerje të detyrës zyrtare” ka thënë Buzhala.