Kimete Berisha
Shpallje
Kimete Berisha
Kimete Berisha

1. Presidenti i fali të burgosurit e dënuar për shfarosjen e një familjeje (pa marrë parasysh a janë të pafajshëm (siç pretendojnë dhe mund të jenë të pafajshëm), ama ata janë shpallur fajtorë nga të gjitha gjykatat dhe liria e tyre është ‘e frikshme).

2. Pasi iu refuzua viza amerikane, Ramushi për inat të Amerikës me nxitim e mori pasaportën shqiptare, kaq i fortë që është Ramushi, e kaq e dobët Kosova.

3. Ilir Meta ia dha solemnisht pasaportën Ramushit, por kundërshton kategorikisht t’u jap pasaportë qytetarëve ‘të rendit të dytë’. Shqipëria pra, diskriminon shqiptarët e Kosovës, i ndan shqiptarët në ‘dikushi’ dhe në ‘kurrkushi’, në të ‘rëndësishëm’ dhe në ‘të parëndësishëm’.

4. Edi Rama e çoi në qiellin e shtatë Erdoganin. E shfrytëzon presUSA-s!

6. Baton Haxhiu pasi foli për vrasjet e shqiptarëve si për kastraveca, pa pikë përgjegjësie dhe serioziteti, në fund të emisionit u tha shqiptarëve:
A i besohet këtij dëshmitari me mjekër të Allahut! (thuajse njeriu me mjekër nuk është i aftë ta thotë të vërtetën dhe thuajse Zoti ka mjekër).

Dëshmitari, tha Batoni, duket si luftëtar i Sirisë. Anipse për dallim nga Batoni, dëshmitari e kish çelë kmishën e i dukej gjoksi.
‘Shikojeni, sa i kuruar është’ tha Batoni (demek me pas dalë me folë për vrasjet pa la sytë e i veshur me zhele, kish qenë bindës dhe i sinqertë).
Pra, njëherë e shfrytëzoi ‘budallallëkun’ e dëshmitarit (ju tha vrasësve, mos u tutni prej tij se ky dëshmitari kaq di, pra s’di gjë (dhe se ky është kriminel i 2001 e gjykata speciale i njeh vetëm krimet e 2000), e pastaj, pasi e shfrytëzoi ‘çmendurinë’ e tij, e tipizoi si mjekrrosh të Allahut.
Që do të thotë, sipas këtij marifeti psikanalitik të Batonit, se vrasësit dhe organizatorët e ngjarjeve të marsit 2004 kanë qenë terroristë, s’kanë pas lidhje me politikë, por me fe! Dhe, se mbytja e fëmijëve shqiptarë në fshatin Çabër nga serbët nuk u bë sebep që filluan trazirat e vitit 2004.
Dëshmitari i mbrojtur në anën tjetër tha se për trazirat e vitit 2004 e kishin përkrahjen e të gjitha partive politike.

Që është Batoni bash kaq i pamatur, joserioz dhe i cektë nuk e paskam ditur. Por lakmia dhe ambicia të bëjnë të dukesh karikaturë.

7. Shqiptaria u shkri prej gëzimi që Maqedonia më në fund vendosi m’i mëshiru shqiptarët, m’i llogarit për njerëz e m’i leju shqiptarët me folë shqip. Arritje kaq e madhe e shqiptarëve kjo, me guxu me folë gjuhën amtare zyrtarisht…kaq poshtë na ka ra katuni.

P.S. Megjithatë në këtë situatë horror dhe të pashpresë, na kanë ndodh disa të mira: dimri i butë, mandarinat e Shqipërisë dhe Gjykata Speciale.