Shpallje

Këngëtarja nga Kuksi, Gordana Kingji shquhet për stilin unik si në pamje ashtu edhe në fizikun e saj, shkruan Gazeta Blic.

Pas një shkëputje nga tregu muzikor për tu rikthyer fuqishëm me këngën e re ‘Mos u Nal’ të cilën e realizoi jashtë shtetit, Baby Gee kthehet sërish në Kosovë.

Së fundmi ajo që ka tërhequr vëmendjen e shtypit rozë është edhe ndryshimi i stilit të flokëve, pamje kjo aspak e pëlqyer për shumë kënd nga ne.

Mirëpo, ajo vazhdon të jetë atraktive me lëvizjet e saj skenike që herë pas here i shfaq me ndjekësit në llogarinë ‘Instagram’ të saj.

 

Gordana projektin e fundit sapo e ka lansuar, ndërsa para tij është bashkëpunimi i fundit me njërin nga reperët e “On Records”, Fero me të cilin supozohej se ishte në një lidhje të mundshme.

Ata kanë një fotografi më parë që  ishte publikuar në SnapChat, për t’u fshirë më pas. Ishte thënë se ajo llogari e SnapChat-it, nuk ishte origjinale e Gordanas, por personat në të shihet qartë se janë Fero e Baby Gee.

Kujtojmë se, Baby Gee dhe Fero para disa muajve kanë publikuar këngën “No Kiss” dhe deri më tani ka marrë mbi 2 milion shikime.