Foto: spain.info
Shpallje

Autoritetet e qytetit të Barcelonës kanë vendosur të fillojnë kalimin nga sistemi Windows në Linux. Sistemi operativ Linux njihet si sistem i hapur (open source) dhe përdorimi i tij po rritet shumë dhe që çdo ditë e më shumë po merr formën e nje sistemi operativ me të gjitha aplikacionet e nevojshme për përdorim ditor.

70% e bugjetit të qytetit të Barcelonës do të investohet në procesin e kalimit të softuerit. Si do të arrihet ky proces i transformimit? Qyteti planifikon të punësoj kompani që merren me “outsourcing” dhe kështu të punësoj zhvillues të softuerit për të adoptuar sistemin që i nevojitet qytetit.

Barcelona ka vendosur të përdorë sistemin operativ Ubuntu, momentalisht janë në fazë testuese në 1000 kompjuterë.

Me këtë hap, Barcelona do të bashkohet me iniciativen e fondacionit të kodit të hapur në europë që quhet “Public Money, Public Code“./GazetaOra.com