Shpallje

Shkurte Fejza është njëra ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore, shkruan Gazeta Blic.

Ajo që në fillim të karrierës këndoi së bashku me motrën e saj, e madje që disa vite pjesë e tyre është bërë edhe vajza Gresa Behluli.

Gresa ka realizuar një numër të madh të këngëve, që padyshim më të pëlqyerat janë ato së bashku me nënën e saj, Shkurtën.

Por, përveç karrierës profesionale Gresa është aktive edhe në rrjetet më të frekuentuara sociale, e cila publikon imazhe të llojllojshme e në këto të fundit befason me pamjen e saj.

Madje, siç duket kemi gjetur edhe sozinë e këngëtares Behluli, ku ka një ngjajshmëri të madhe me kukullat për fëmijë, gjë të cilën nuk e hasim te artistet e tjera.

Mesa duket flokët e gjata bionde, sytë ngjyrë blu bëjnë që ajo të duket e tillë.