Shpallje

Aktorja Myrvete Kurtishi, është një nga figurat qendrore të Teatrit të Gjakovës, ku përherë është e angazhuar në shfaqjet kryesore që vihen në skenë.

Myrvete Kurtishi po ashtu ka pasur disa role të suksesshme edhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë dhe në karrierën e saj nuk kanë munguar as rolet në kinematografi dhe seri televizive.

Gjerësisht ajo u bë e njohur nga “Familja Moderne”, seriali më i popullarizuar në Kosovë në periudhën e pasluftës, ku roli i saj u pëlqye shumë.

Ajo e luante mrekullueshëm nënën e merakosur dhe të dedikuar jashtë mase, shkruan kosovarja.

Është interesant se si aktorja nuk ka ndryshuar fare që nga koha e serialit. Ajo mbetet ende e njëjtë.