Shpallje

Duke publikuar një foto nga e kaluara e saj kur kishte pozuar për kalendarë të ndryshëm si modele, bukuroshja Coco Austin ka theksuar se ishte ajo ‘që e ka hapur rrugën për femrat me forma të bujshme të trupit gjatë kohës kur në skenën e shoubiznesit kërkoheshin femra thatanike’, transmeton Zeri.info.

Image

Coco thotë se nuk është Kim Kardashian dhe as Nicki Minaj ato që i kanë bërë vithet e bujshme të famshme.

Image

Modelja dhe aktorja 38-vjeçe e cila njihet për format e bujshme dhe tepër seksi të trupit, ka shfrytëzuar Instagramin për t’ju treguar të gjithëve se ajo e ka krijuar ‘fenomenin e vitheve të mëdha’, në kohën kur njerëzit i adhuronin femrat thatanike.

Image

Dhe për ta mbështetur pohimin e saj, ajo ka postuar edhe një foto nga kalendari i saj i vjetër me motoçikleta.

Dhe në këtë foto, ajo rri galiç dhe ka të veshur një bikini super të hollë, duke mos i lënë vend imagjinatës, pasi vithet e saj të bujshme janë në plan të parë dhe janë gati të zbuluara.

“Dua të reflektoj gati 21 vite të modelimit”, ka shkruar bukuroshja e cila në modelim është që nga mosha 18-vjeçe.

 

Image

“Ndjej se njerëzit duhet ta dinë se nuk ishte e lehtë. Kam ndihmuar në hapjen e rrugës për femrat me forma të plota gjatë periudhës kur në skenë dominonin dhe adhuroheshin vetëm femrat thatanike.

Këtë e kam bërë shumë kohë para se ta bënin emra si Kim Kardashian dhe Nicki Minaj”, ka shtruar ajo.

Ajo ka lavdëruar edhe Jennifer Lopez dhe Anna Nicole Smith për popullaritetin e vitheve të mëdha./ZERI