Shpallje

Një tifoz i Manchester United është duke pretenduar se ka parë sot (e mërkurë) superyllin Alexis Sanchez në kampin stërvitor Carrington.

Përdoruesi i llogarisë @NwokeMiracle në rrjetin social Twitter ka pyetur faqen zyrtare të Manchester United këtë mëngjes: A është stërvitur Sanchez këtë mëngjes me skuadrën e United?

Tifozi, i cili quhet Matty, pretendon se e sheh kampin stërvitor të Manchester United nga shtëpia e tij dhe beson se ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez, ishte aty.

‘Starsport’ raporton që sensacioni kilian është ende në Londër edhe pse transferimi i tij tashmë duket i pashmangshëm.

“Unë e shoh kampin stërvitor nga dritarja e dhomës time dhe të gjithë lojtarët ishin duke tunduar duart me një lojtar. Ai ishte i vogël si Sanchezi”, ka shkruar tutje Matty në Twitter.

United është duke shfrytëzuar Henrikh Mkhitaryanin si një karrem për të arritur marrëveshjen prej 65 milionë funta për të siguruar shërbimet e Sanchezit nga Arsenali./arbresh.info/DardaniaPost.com