Shpallje

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tregoi rreth gjendjes shëndetësore të kryetarit dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Haziri tha se nuk ka vend për shqetësim rreth gjendjes shëndetësore të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa i cili pas një gripi ka pasur një komplikim të lehtë dhe pritet shumë shpejt të kthehet në jetën politike dhe akademike.

“Definitivisht nga një gjendje gripoze kryetari i LDK-së e ka pasur një komplikim të lehtë i cili është i përballueshëm, është i shërueshëm, ka nevojë për një rehabilitim, për disa javë, nuk po flasim për kohë të gjatë, për disa ditë i cili mundëson të kthehet normal në LDK si kryetar, edhe në akademi si akademik dhe në universitet si profesor” tha Haziri në Tribuna Channel.

E vlerësoj po ashtu edhe solidaritetin i cili po bëhet atij gjithandej./GazetaObserver/