Shpallje

Ish-këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha ka pohuar për ‘Gazeta Blic’ se gjendja shëndetësore e Mustafës është stabile.

Ai po ashtu ka theksuar, se nuk dihet se kur do të kthehet në Kosovë lideri i LDK-së Isa Mustafa, për shkak se familja dhe vetë Mustafa janë të interesuar të përfundojnë trajtimin ashtu siç parashohin mjekët, dhe kështu ai të mos ketë probleme në të ardhmen.

“Gjendja e Mustafës është stabile dhe në përmirësim me sipër, kthimi në Kosovë i tij nuk varet me kohë, por me komoditetin dhe trajtimin e Mustafës.

Isa Mustafa dhe familja janë të interesuar që trajtimi të kryhet ashtu siç rekomandojnë mjekët dhe të skanohet çdo gjë, dhe ta vazhdojë jetën i qetë dhe pa telashe”, ka deklaruar Besnik Berisha.

Ndryshe, Isa Mustafa është shtrirë që nga java e kaluar në një spital në Prishtinë, siç thuhet për shkak të një gripi, për të vazhduar më pas trajtimin në Gjermani./DardaniaPost/