Mark Zuckerberg, chief executive officer and founder of Facebook Inc., speaks at the Facebook F8 conference in San Francisco, California, U.S., on Thursday, Sept. 22, 2011. Photographer: David Paul Morris/Bloomberg
Shpallje

Manjati i medias Rupert Murdoch i bëri thirrje Facebook-it të paguajë një tarifë për mediat e konsideruara si “të besueshme”.

Një ditë më parë Mark Zoukermbergk deklaroi se për të luftuar dezinformimin, rrjeti më i madhi social do t’u japë përparësi lajmeve nga burime të besueshme.

Por Murdoch, pronar i News Corp, i cili ndër të tjera, kontrollon edhe kanalin amerikan Fox, The Wall Street Journal, The Times i quan të pamjaftueshme propozimet e Zuckerbergut.

Murdoch kërkon nga themeluesi i Facebook të vërë dorën në xhepin e tij dhe të paguajë botuesit mbi një bazë të rregullt për të treguar se në fakt është i angazhuar për të mbështetur gazetarinë profesionale dhe të besueshme.

“Botuesit padyshim kanë përmirësuar vlerën dhe cilësinë e Facebook, përmes lajmeve, por nuk shpërblehen në mënyrë adekuate për këto shërbime”, tha Murdoch duke shtuar se këto pagesa në emër të Facebook do të kenë pak ndikim në të ardhurat e botuesvd, por një ndikim të madh në perspektivat e botuesve dhe gazetarëve.
Komentet e Murdoch-së vijnë pasi Facebook pranoi se mediat sociale janë një kërcënim potencial për demokracinë, nëse nuk orientohen drejt burimeve të besueshme.

“Ne jemi të vendosur tani si kurrë më parë për të luftuar ndikimet negative dhe për të siguruar që platforma jonë është padyshim një burim i mirë demokratik,” tha menaxheri Katie Charmparth.