DY FYTYRAT E SHËRBËTORIT

Shpallje

Nga: Sylejman Pireva

Kur iu ngul gozhda në këmbë
I shkreti zbathur pa këpucë
Si me turp luti zotërinë-
Aman zotëri ma nxjerr këtë ferrë!

Ndërruan kohët ndërroi shërbëtori
Bëri mall bëri shtëpi
Veshi dorezat t’ mos i ther duart
Të këpusë kastravecë për fëmijë!

Kur e pa qeshi zotëria:
Mos harro shenjin në këmbë
Të shërben kur ndërrojnë stinët
Të mos fluturosh mbi re!