Shpallje

Ka shumë mënyra për të hequr trashësinë e tepërt dhe qindra studime e këshilla në lidhje me këtë. Mirëpo disa mënyra mund të jenë të funksionojnë tek disa njerëz e tek tjerët jo. Kjo për shkak se gjithsecili ka një tip të veqant të trupit.

Studiuesit e llojeve të ndryshme të obezitetit kanë identifikuar 6 lloje të ndryshme të trashësisë duke u bazuar në vendin se ku akumulohet dhjami i trupit.

Bright Side ka bërë një list të mëyrave më efektive për heqjen e dhjamit nga trupi, transmeton Zeri.info.

1.            Trashësia në pjesën e sipërme të trupit

Image

Arsyeja:

Ky lloj i trashësis paraqitet për shkak se ju konsumoni më shumë kalori sesa digjni, andaj shkaktarët kryesor janë ngrënja e tepërt dhe pasiviteti.

Si ta hiqni:

Bëni aerobik, pasi që ky lloj i trashësisë paraqitet për shkak të mungesës së aktiviteteve fizike. Ecja, vrapimi ose noti për të paktën 30 minuta çdo ditë do të ju ndihmoj që ta hiqni këtë lloj trashësie.

Mos konsumoni sheqer të rafinuar e kurrsesi pije shumë të ëmbla. Ushqimi dhe pijet e ëmbla nuk ju ngopin, por u bëjnë të merrni kalori të panevojshme.

2.            Trashësia në pjesën e poshtme të barkut

Image

Arsyeja:

Disa prej arsyejve që shkaktojnë që dhjamitë akumulohet në këtë pjesë të trupit janë stresi, ankthi dhe depresioni.

Si ta hiqni:

Evitoni stresin dhe mësoni si të relaksoheni. Hormoni i stresit- kortizoli bën që yndyra të akumulohet në bark, andaj më së miri është që të meditoni ose të bëni ushtrime të frymëmarrjes.

Pini çaj të gjelbërt, pasi është djegës i mirë i yndyrave. Poashtu të pini çaj të gjelbërt është një mënyrë shumë e mirë për t’u qetësuar kur keni nevojë.

 

3.            Trashësia në pjesën e poshtme të trupit

Image

Arsyeja:

Njëra prej arsyeve kryesore se pse ijët e juaja janë më të mëdha në proporcion me trup është se hani shumë gluten. Nëse nuk jeni të kënaqur me dukjen e pjesës së poshtme të trupit tuaj,  nuk duhet të konsumoni gluten, përcjellë Zëri.

Si ta hiqni:

Ngjitni shkallë dhe kodra, pasi kështu do të digjni dhjamin në ijë dhe të tonifikoni muskujt e këmbëve.

Mos harroni të hani mëngjes. Nëse nuk hani mëngjes që të aktivizoni metabolizmin atëherë do të ndiheni më të uritur gjatë ditës dhe do të hani më shumë.

4.            Barku i ënjtur

Image

Arsyeja:

Konsumimi i tepërt i alkoolit mund t’ua rris barkun, andaj pini me masë nëse dëshironi që të keni një bark më të rrafshët.

Si ta hiqni:

Mos pini alkool pasi gati të gjitha kaloritë përfundojnë në bark. Pos kësaj,alkooli shkakton edhe plot probleme të tjera shëndetsore.

Hani më shpesh dhe porcione më të vogla. Kjo do të shpejtojë metabolizmin, do tu ndihmojë që të keni energji si dhe barku juaj do të duket më i vogël pas çdo vakti.

5.            Këmbë të trasha

Image

Arsyeja:

Ky problem paraqitet më së shumti të gratë që kanë probleme me vena dhe gjatë shtatëzanisë, pasi këmbët ënjten.

Si ta hiqni:

Që ta parandaloni ënjtjën duhet të mos hani më ushqime të kripura pasi kripa ndikon që uji i tepërt të mbetët në trup.

Mos rrini ulur dhe pa lëvizur për më shumë se 30 minuta. Qohuni dhe ecni rregullisht. Nëse keni mundësi shtrihuni dhe ngritni këmbët, pasi kështu lëngjet e tepërta nuk do të mblidhën në pjesën e poshtme të këmbëve.

 

6.            Bark i madh dhe trashësi në shpinë  

Image

Arsyeja:

Arsyeja kryesore pse kjo mund të ju ndodh është pasiviteti. Prandaj duhet të filloni të ushtroni menjëherë nëse nuk u pëlqejnë barku i madh dhe shpina e trashë.

Si ta hiqni:

Sigurohuni që flini mjaftueshëm. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë ndryshime në hormone, rritje të oreksit dhe të qojë në rritje të peshës e yndyra më së shpeshti akumulohet në bark dhe shpinë, transmeton Zëri.

Hani ushqim të pasur me fibra. Kjo do të zvogëlojë oreksin si dhe absorbimin e kalorive. Këstu beli dhe shpina do të duken shumë më bukur.

Është shumë e rëndësishme të mos harroni se një diet e shëndetshme dhe një stil jete aktiv do të ketë efekt të mirë në trupin tuaj, pa marrë parasyshë tipin e trupit tuaj./ Zeri