Shpallje

Njëri ndër aktorët, i cili për dekada me radhë ka argëtuar publikun me batutat e tij interesante është Rasim Thçi-Cima.

Edhe Cima sikurse pjesa tjetër e artistëve, kohëve të fundit po shfrytëzon mjaft rrjetet sociale, për të informuar publikun për të rejat nga jeta private dhe profesionale.

Kur jemi te jeta private, pak më parë aktori përmes një imazhi të publikuar në Instagram ka uruar vajzën e bijës së tij, Fionën me rastin e datëlindjes së saj, shkruan rtv21. ”Fiona , princesha e gjyshit urime ditëlindja e 6-të”, ka shkruar Cima, krahas fotografisë së publikuar.

Ndërkohë, gjatë ditës, edhe Adelina e uroi vajzën e saj me rastin e gjashtë vjetorit të lindjes, duke i shprehur fjalët më të mira për të.

Ndryshe,vogëlushja nuk është fëmija i vetëm i Adelina Thaçit dhe bashkëshortit të saj, Bardhyl Metës, pasiqë ata janë prindër edhe të një vajze tjetër, të quajtur Melisa.