Aldison Belulaj, i cili qëlloi me armë zjarri mesditën e të dielës së kaluar 21-vjeçaren Arjela Murataj para portës së Fakultetit të Mjekësisë, ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Traumës.

Pasi qëlloi me studenten e juridikut, Aldison Belulaj qëlloi edhe veten në një tentativë për t’u vrarë, por pas një jave në reanimacionin e Spitalit të Traumës 23-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë, shkruan tch.

Ndryshe, nga informacionet e deritashme, mësohet se ngjarja ka pas si motiv refuzimin që vajza i ka bërë 23-vjeçarit për të pasur një lidhje me të.

Grupi hetimor në vendngjarje kishte sekuestruar në cilësinë e provës materiale një arme zjarri pistolete dhe dy gëzhoja.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz