Shpallje

Këngëtaren dhe aktoren Ninel Conde, e cila është yll i serialeve meksikane, është kontaktuar nga një kërcënues anonim, i cili nga ajo kishte kërkuar para në mënyrë që mos ta publikonte një foto të saj gjysmë e zhveshur në internet, transmeton Zeri.info.

Image

“Hej Ninel, sa para jep që mos ta publikoj foton tënde në Internet?”, i kishte shkruar ai në mesazh, duke ia treguar edhe foton në fjalë. Mirëpo, bukuroshja 47-vjeçare, e cila kohë më parë ishte paraqitur edhe në shoun e famshëm “Big Brother”, nuk ishte lëkundur nga ky kërcënim dhe ka vendosur që vetë ta publikoj foton në fjalë.

Image

“Thuani jo kërcënimeve”, ka, ka shkruar Ninel në përshkrimin e fotos të cilën ajo e ka publikuar për 1.7 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Image

“Kam vendosur ta publikoj këtë para atyre që duan të përfitojnë para nga fotografitë e personaliteteve publike. Nuk ka asgjë të keqe në atë fotografi, e cila është realizuar sipas sugjerimit të nutriocistes sime. Ja, unë e publikoj e para”, ka shkruar ajo.

Image

Përndryshe, në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, nuk mungojnë fotot e saj provokuese, prandaj shumica kanë pyetur se pse dikush ka menduar se mund të përfitoj nga fotoja e saj në fjalë.

Image

Ninel është njëra nga yjet më të popullarizuar latin, e cila përveç këndimit, merret edhe me aktrim dhe modelim./ZERI

Image