Shpallje

Mashkulli i kthyer në vajzë, Linda Rei, duket se i ka dhënë fund lidhjes me djalin e një biznesmeni zviceran.

Lidhja e saj bëri mjaft bujë në media edhe për faktin se bukuroshja shqiptare Linda Rei publikonte shpesh foto me të dashurin në momente intime.

Megjithatë nëse do të shihnim Instagramin e saj vëmë re se tashmë nuk ka asnjë foto me djalin që i kishte rrëmbyer zemrën, madje që ishin fejuar. Linda Rei ishte në një lidhje me djalin e një biznesmeni në Zvicër e bashkë ishin njohur në hotelin luksoz të atij, ku Rei po pushonte me miken e saj.

Por gjykuar edhe nga postimet e saj në rrjete sociale duket se Linda i ka dhënë fund kësaj fejese.

Dyshimet shtohet edhe më tepër me postimet me karakter erotik që zakonisht kanë në qendër reperin Noizy, si video e fundit ku kishte vendosur emrin e tij në mes të gjoksit.

Megjithatë ajo nuk shprehur lidhur me këtë fakt duke dashur të ruajë privatësinë e saj. Të jenë ndarë vërtetë, apo Linda nuk dëshiron ta ekspozojë më të fejuarin e saj?