Shpallje

Familjarisht u bënë tejet të komentuar dhe të ndjekur që nga momenti kur u kuptua se reja e kujt po bëhet vajza e tyre.

Sikurse familja e burrit që i njihen jo vetëm për karrierë por edhe për stil dhe komentohen për çdo hap që bëjnë, ashtu edhe familja e saj, të cilat vërtetë se lënë përshtypje në çdo paraqitje, shkruan Kosovarja.

Para disa muajve kur Learta u bë nënë, duke përjetuar kështu ndjenjën më të bukur të qenurit nënë për herë të parë, gëzim të madh patën edhe familjarët, në veçanti prindërit e saj. Matini ka ngjarë aq shumë me Leartën, sa që vërtetë është kopja e saj.

Ndërkaq gjyshja, Drita Jakupi, shpreh dashurinë më të ëmbël për nipin e saj, të cilin e quan Mjalti i shpirtit. Fotografia flet vetë, më shumë se fjalët.