Shpallje

Gjendja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësuese për qytetarët.

E kjo situatë pritet të zgjas deri ditën e premte ose të shtunën. Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Deri të premten ose të shtunën do të jetë kjo gjendje, pastaj do të ketë vranësira dhe shi dhe do të largohet kjo ndotje”, tha Aliu.

Ndërkaq, qytetarët e Prishtinës ka disa ditë që po përballen me nivelin e lartë të ndotjes së ajrit.

Si masë parandaluese për ndotjen e ajrit, Komuna e Prishtinës së bashku me Ministrin e Ambientit kanë marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga brenda qytetit, po ashtu është ndaluar edhe shitja e thëngjillit.

Ndërsa, për qytetarët është apeluar që t’i shmangin daljet dhe të përdorin masa mbrojtëse.