Shpallje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kritikuar tubimin e krerëve të shtetit, për një darkë në natën e së dielës në Hajvali, në rezidencën e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat e ministrat e qeverisë kosovare darkuan bashkë, në Hajvali, më 4 shkurt.

Megjithatë, jo të gjithë pjesëtarët e Qeverisë morën pjesë në këtë takim – i cili u tha se ishte joformal, dhe në të cilin presidenti Thaçi prezantoi një ide për zhvendosjen e institucioneve të vendit në periferi të Prishtinës.

Në darkën e Hajvalisë mungoi shefi i Nismës, Fatmir Limaj, si dhe disa ministra nga partia e tij.

Të martën, në “Rubikon” të KTV’së, Limaj ka folur rreth mungesës së tij në këtë darkë, të cilën ai nuk e ka parë të hijshme.