Shpallje

Besim Rexhepi, kandidati i PDK-së për asambleist në Kuvendin Komunal të Vitisë, është arrestuar në fillim të janarit të këtij viti pasi dyshohej për falsifikim parash.

Rexhepi sot së bashku me Viola Dodën dhe Artur Qikun, kanë pranuar fajësinë për falsifikim parash dhe kanë bërë marrëveshje me Prokurorinë e Shtetit, për pranim të fajësisë.

Lajmi.net e ka siguruar vendimin ku tashmë katër të akuzuarit që kanë pranuar fajësin, do të paguaj para për tu liruar nga paraburgimi.

Gjykata e ka aprovuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë dhe dënimin me burg ua ka shndërruar në dënim me gjobë.

Nga dënimi me 6 muaj burgim, iu shqiptohet gjoba nga 2 mijë e 700 euro tre të akuzuarve.

Më janar të këtij viti në magjistralen Prishtinë-Gjilan, në fshatin Kishnicë, Policia e Kosovës kishte dal për kontroll rutinore dhe kishte ndalur një veturë ku të pandehurit Besim Rexhepi bashkë me Viola Dodën dhe  Artur Qikun kishin ndarë një shumë parash të falsifikuara në mes veti.

Besim Rexhepi kishte 3900 euro të falsifikuara, Artur Qiku kishte 1200 euro të falsifikuara dhe 300 euro kishte Viola Doda. Ndërsa personi i katërt që kishte qenë me ta është shpallur i pafajshëm.

Më pas Policia e Kosovës kishte konfiskuar këtë sasi parash dhe ua kishte bërë ekspertizën që kishin rezultuar se janë para fals që kanë tentuar të hedhen në qarkullim.