Shpallje

Ju nevojiten shumë pak përbërës dhe pak kohë për të bërë një salcë fantastike.

Përbërësit:

2 lugë gjelle gjalpë

2 lugë gjelle miell

3 filxhanë qumësht

Përgatitja:

Shtoni gjalpin në një tigan dhe vendoseni të shkrijë në temperaturë mesatare.

Pasi gjalpi ka shkrirë, shtoni në të dy lugë miell. Kini parasysh që raporti i gjalpit me miellin duhet të jetë i barabartë dhe kjo vlen nëse dëshironi të dyfishoni masat.

Përziejini me një lugë druri herë pas here për disa minuta.

Pastaj shtoni pak qumësht ndërkohë që përzieni përbërjen. Shtoni sërish qumësht derisa të krijohet një masë e trashë, njësoj si salcat.

Për të provuar trashësinë e saj përdorni anën e pasme të një luge. Spërkateni salcën e përgatitur me piper të zi dhe largojeni nga zjarri.

Është gati për ta përdorur për çfarëdolloj pjate që ju të dëshironi./Mesazhi/