Shpallje

Në komunën e Ferizajt në mesditë është intervistuar një person mbi dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe hapsirës zyrtare.

Klan Kosova mëson se i intervistuari është një zyrtar komunal i komuniteteve, i cili dyshohet se ka keqpërdorur ambientin e punës për marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Rreth këtij rasti Klan Kosova ka kontaktuar me Policinë e Kosovës ndërsa kanë pranuar se është intervistuar një i dyshuar por që nuk kanë njoftuar asgje rreth identiteti të tij apo pozitës që ai posedon.

Megjithatë Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka potencuar se pas intervistimit të të dyshuarit, nuk ka elemente të tilla të kësaj vepre penale.