Shpallje

Afërdita Dreshaj ka vite që po shijon dashurinë me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl, shkruan GazetaBlic.

Madje në dhjetor të vitit të kaluar ajo mori propozimin që çdo vajzë do ta dëshironte një të tillë. Propozim ky i bërë në një nga hotelet më luksoze në Pragë.

Çifti nuk po i ndahen njëri tjetrit, sa që ata dhe në palestër shihen shpesh teksa ushtrojnë së bashku. I tillë është dhe postimi i fundit në InstaStory nga Afërdita, ku çifti shfaqen së bashku, por ajo çfarë bie në sy është gjoksi i bukuroshes të cilin ajo duket se nuk e ka problem ta ekspozoj më shumë se që duhet.

Afërdita është akuzuar shpeshherë për operacione plastike, e një ndër to është dhe gjoksi i modeles, por që ajo nuk e ka pranuar asnjëherë një gjë të tillë.